“Luftoni vetë për mandatin e deputetit”, Rama me socialistët e Fierit: Në listë të sigurt vetëm drejtuesit politikë!

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të premteje në Fier.
Kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit.
Rama mësohet t’u ketë thënë socialistëve të Fierit se përveç drejtuesve politikë të gjithë socialistët që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, është shprehur kryesocialisti. Gjithashtu në kete takim të socialistëve te qarkut të Fierit, Rama ka shprehur dhe ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku ndërsa ka kërkuar nga strukturat të “ndezin motorrët në maksimum” për te fituar një mandat tjeter në qeverisjen e vendit në zgjedhjet e 11 majit.
#Luftoni #vetë #për #mandatin #deputetit #Rama #socialistët #Fierit #Në #listë #të #sigurt #vetëm #drejtuesit #politikë
Java News