Aktualitet
U shemb çatia teksa po punonte, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Santorini –

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.
Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.
Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.
#shemb #çatia #teksa #punonte #humb #jetën #19vjeçari #shqiptar #në #Santorini
Java News