Dr. Pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë… –

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan “se doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm, ku njërin e ka tek 313-ta, ndërsa tjetrin rrugës për atje”.
Më tej Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
Reagimi i plotë i Bashës:
Dr. Pazari e ka koalicionin e tij
Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.
Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.
Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
Shqipëria meriton më shumë.
#Pazari #zgjedhur #koalicionin #antiSPAK #unë #atë
Java News