Sport

Kristjan Asllani merr vendin e Calhanoglu, Inzaghi e kthen sërish mesfushorin shqiptar në fushë te Interi –

Kristjan Asllani ka rënë në hierarkinë e Interit. Pavarësisht besimit nga drejtuesit e klubit, mesfushori shqiptar nuk e ka të njëjtin besim edhe nga trajneri. Inzaghi preferon Calhanoglu si zgjedhje të parë, por pas tij vjen Zielienski dhe jo Asllani.

Jo më kot në të gjitha ndeshjet e fundit ku Interi ka matur forcën në rivalë me emër të njohur, Asllani nuk e ka parë fushën dhe ishte Zielienski që mori vendin e tij. Në mbrëmjen e nesërme, Interi do të përballet me Genoa-n dhe Inzaghi do të rikthejë në fushë Asllanin.

Sipas mediave italiane, shqiptari do të ul në stol Calhanoglu që ka nevojë për pak pushim pasi nuk po kalon një periudhë të mirë. Ndeshja me Genoa-n cilësohet e lehtë në letër dhe për këtë arsye Inzaghi do të guxojë pak më shumë me Asllanin. Por sigurisht që presioni do të jetë i madh për mesfushorin tonë pasi Interi po luan titullin kampion me Napolin dhe duket se kjo luftë do të shkojë deri në fund. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Kristjan #Asllani #merr #vendin #Calhanoglu #Inzaghi #kthen #sërish #mesfushorin #shqiptar #në #fushë #Interi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button