Akuzoi ”New York Times” se mori 150 mijë euro, zbythet Berisha: Ishte keqkuptim –

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së gazetarit të New York Times Kenneth P. Vogel, i cili hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së, se Rama kishte paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD.
Në konferencën që mbajti sot me gazetarët, Berisha tha se ishte një keqkuptim, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga pretendimet e tij për artikull të paguar.
“Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit. Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës. Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë. Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij…”, tha Berisha.
TemA
#Akuzoi #York #Times #mori #mijë #euro #zbythet #Berisha #Ishte #keqkuptim
Java News