Sport

Nis sot sezoni i ri i UEFA Nations League për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Poloni – Irlandë e Veriut –

Nis sot edicioni i ri i UEFA Nations League për vajza, teksa do të zhvillohen ndeshjet e para në çdo ligë (A, B dhe C).

Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Poloni – Irlandë e Veriut në grupin B1 të UEFA Nations League për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Eglantina Pjetrushaj është në rolin e arbitres së katërt.

Ndeshja Poloni – Irlandë e Veriut do të zhvillohet sot në mbrëmje në stadiumin “Arena Gda?sk” të Polonisë, në orën 20:45.

#Nis #sot #sezoni #UEFA #Nations #League #për #vajza #arbitret #shqiptare #të #vendosin #drejtësi #në #ndeshjen #Poloni #Irlandë #Veriut
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button