Aktualitet

Aksion i Policisë në veri, mbyllen tri Qendra për Punë Sociale që ‘kërcënonin’ qytetarët për të votuar

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar një aksion në disa qendra në veri të Mitrovicës, në lidhje me kërcënimet nga Qendra për Punë Sociale ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas informacioneve të para, kontrolli po kryhet me leje urdhër të Gjykatës, pasi një ditë para zgjedhjeve, disa zyrtarë të qendrës për punë sociale dyshohet se përmes telefonit i kanë kërcënuar disa qytetarë, duke iu treguar se kë të votojnë.

Lajmin për e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku dhe bënë të ditur se tri Qendra për Punë Sociale janë mbyllur.

Sipas tij, në zyrat e qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se i kanë thirrur qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyru apo udhëzu se si te votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie të caktuar politike e cila ishte ne garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Me 08 shkurt 2025 një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve. Ne fakt këta zyrtar te qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirre qytetar te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte ne gare për zgjedhjet parlamentare ne Kosove. Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftu Prokurorin Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve. Prokuroria Themelore ne Mitrovice e ka aprovu kërkesën tone dhe e ka dergu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi ne kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës”, ka potencuar ai.



#Aksion #Policisë #në #veri #mbyllen #tri #Qendra #për #Punë #Sociale #që #kërcënonin #qytetarët #për #të #votuar
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button