Arrestohen dy persona në Prishtinë, posedonin substanca të ndryshme narkotike

Dy të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së enjte në kryeqytet.
Sipas raportit 24 orësh të policisë në veturën dhe banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre dhe në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar: 8.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 112.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike, disa qese për shpërndarje të narkotikëve, dhe 3705€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është liruar ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Arrestohen #persona #në #Prishtinë #posedonin #substanca #të #ndryshme #narkotike
gazetablic.com