Aktualitet
I kanë grisur kontratën politike –

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story se arrestimi i Erion Veliajt është i gabuar.
Sipas tij kjo sepse i është ‘grisur kontrata politike’ dhe se i është shkelur prezumimi i pafajësisë.
“Ka shumë elementë që dëshmojnë se masa e arrestit është e gabuar, është grisur një kontratë politike e tij, si kryetar bashkie, është shkelur prezumimi i pafajësisë. Formalisht gjykata ka të drejtë ta arrestojë, por a është e drejtë? Unë them jo. Kjo që po them unë është ajo që do thoja për çdo qytetar të Shqipërisë”, tha ai.
#kanë #grisur #kontratën #politike
Java News