Aktualitet

Kërkuam pushimin e çështjes, nuk është gjetur asnjë shkelje lidhur me garën! –

Deputeti i PS Plarent Ndreca, i cili u paraqit sot në SPAK, foli jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mediat.

Ndreca tha se nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën, ndërsa zbuloi se ka kërkuar pushim të çështjes.

Kujtojmë se Ndreca akuzohet dhe është marrë i pandehur për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme.

Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë  dyshohet se kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe.

#Kërkuam #pushimin #çështjes #nuk #është #gjetur #asnjë #shkelje #lidhur #garën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button