Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një 29-vjeçar –

Një 29-vjeçar nga fshati Bicaj i Kukësit ka mbetur i plagosur sot me armë zjarri pas një konflikti me një person tjetër.

Raportohet se i plagosuri është paraqitur në spitalin e qytetit rreth orës 14:20.

29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit”, informoi sot policia.

#Të #shtëna #armë #zjarri #në #Kukës #plagoset #një #29vjeçar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button