“Super” ministri i Albin Kurtit- Arben Vitia pëson rënie drastike të votave

Arben Vitia, dikur njeriu më i preferuar i Albin Kurtit- liderit të Vetëvendosjes, ka pësuar rënie drastike të votave brenda katër viteve, raporton Gazeta Blic.
Ndonëse ishte kandidat për kryetar të Prishtinës, dhe udhëheqi me një nga sektorët më të rëndësishëm në vend- me Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia brenda katër viteve ka humbur rreth 70 mijë vta, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë përfundimtare.
Derisa në zgjedhjet e vitit 2021 ai kishte marrë mbi 107 mijë vota, ai në kët zgjedhje ka marrë vetëm 40 mijë vota.
Pra, ‘super’ ministri i Albin Kurtit, ka humbur mbi 60% të votave, nga i treti më i votuar në Listën e Vetëvendosjes, ka rënë në vendin e 10të.
Për më shumë shihni rezultatet në tabelën e bashkangjitur.
#Super #ministri #Albin #Kurtit #Arben #Vitia #pëson #rënie #drastike #të #votave
gazetablic.com