Hoti publikon letrën dërguar Kaja Kallasit, aty kërkohen hapa konkret për të detyruar Serbinë që t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka zgjedhur që dje në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të njoftojë se Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër më 12 shkurt drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.
Hoti ka thënë dje se ndërsa Kosova feston f këtë ditë historike, nuk mund të harrohen ata që ende nuk janë rikthyer pranë familjeve të tyre.
“1,591 qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur për shkak të krimeve të planifikuara, të orkestruara, dhe të kryera nga Serbia gjatë luftës së vitit 1998-1999”.
“Në këtë letër, kemi kërkuar:
– Hapjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të arkivave shtetërore të Serbisë, të cilat përmbajnë informacione kyçe mbi vendndodhjen e të zhdukurve.
– Bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të Millosheviqit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë.
– Llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj.
Pavarësia jonë është arritur me sakrifica të mëdha dhe ne nuk mund të lejojmë që viktimat e gjenocidit të harrohen apo të mohohet e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën. Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë e saj dhe të sabotojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të zbulojë të dhënat mbi vendndodhjen e të zhdukurve. Kosova ka ndërtuar paqen mbi drejtësinë dhe të vërtetën, dhe nuk do të ndalemi deri sa secili i zhdukur të kthehet tek familja e tij dhe Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera.
Lavdi të rënëve për liri! Nderim për të zhdukurit me dhunë! Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!”, ka shkruar ai.
#Hoti #publikon #letrën #dërguar #Kaja #Kallasit #aty #kërkohen #hapa #konkret #për #të #detyruar #Serbinë #që #hapë #arkivat #për #të #zhdukurit
gazetablic.com