Po largohej me makinën e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër –

Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e të dielës një 40-vjeçar në tentativë për t’u larguar me makinën që sapo kishte vjedhur.
Sipas asaj që policia thotë në një njoftim për mediat 40-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje u arrestua në lagjen “Skënderbeg”, pas denoncimit të një qytetari se i kishin vjedhur makinën mbrëmjen e të dielës.“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, mbrëmjen e djeshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, u u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në tentativë për t’u larguar me automjetin e shtetasit M. Zh., të cilin sapo e kishte vjedhur në këtë lagje”, njofton policia.
#largohej #makinën #vjedhur #arrestohet #40vjeçari #në #Shkodër
Java News