Video/ Ballkani fantastik, Daja likuidon 2-0 Ludogorets: Struga e Duros barazon në transfertë

Rezultate pozitive për skuadrat shqiptare në ndeshjet e vajtjes së raundit të parë të Champions League. Kampionët e Kosovës, Ballkani kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Ludogoretsin, duke shkuar pranë kualifikimit. Barazon ndërkohë në Vilnius Struga e teknikut tjetër shqiptar, Shpëtim Duro.
Rezultat fantastik për Ilir Dajën, që në Bullgari do të shkojë me dy gola avantazh. Sfida u zhbllokua përpara fundit të pjesës së parë me Korenicën që mposhti Padt. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të Ballkanit. Pas rifillimit gjërat u bënë edhe më mirë. Ballkani shënoi edhe golin e dytë, kur në minutën e 55′ Zyba ktheu në gol asistin e Korenicës.
Lexo më tej: Video/ Shtylla shpëton BATE Borisov, vetëm barazim për Partizanin: Cara i përgjigjet Antilevskit
Paraqitje dinjitoze edhe për Strugën e Shpëtim Duros. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, arritën të barazonin pa gola në transfertë ndaj Zalgiris të Lituanisë. “Takimi i parë i skuadrës tonë në Champions League rezultoi pozitiv – tha Duro -. Edhe për sa i përket rezultatit, por njëkohësisht edhe mënyrës së interpretimit të lojës. Jam shumë i kënaqur me skuadrën”.
REZULTATET E MBRËMJES
Qualification Champions League
Urartu FC 0-1 Zrinjski Mostar
Lincoln Red Imps FC 1-2 Qarabag FK
Zalgiris Vilnius 0-0 FK Struga
Hamrun Spartans 0-4 Maccabi Haifa
Rakow Czestochowa 1-0 Flora Tallinn
Olimpija Ljubljana 2-1 Valmiera FC
Ballkani 2-0 Ludogorets Razgrad
Klaksvik 0-0 Ferencvaros
Partizani 1-1 BATE Borisov
Shamrock Rovers 0-1 Breidablik
#Video #Ballkani #fantastik #Daja #likuidon #Ludogorets #Struga #Duros #barazon #në #transfertë
Lapsi