Aktualitet

“Kisha qëllim të rrija beqare”/ Kim Kardashian në një lidhje të re?

Në ‘trailer’-in e publikuar rishtazi për sezonin e gjashtë të “The Kardashians”, Kim Kardashian, 43 vjeçe, flet hapur për jetën e saj romantike, vetëm tetë muaj pas ndarjes nga ylli i NFL, Odell Beckham Jr.

“E kisha synimin të qëndroja beqare. Po ju gënjeja totalisht”, pranoi ajo me një buzëqeshje lozonjare gjatë një rrëfimi në kamerë, shkruan DailyMail.

Me humorin e saj të njohur, ajo shtoi: “Unë që nuk dal dhe nuk dua dashuri e vëmendje? Më duket se nuk më njihni”.

Në një skenë tjetër, Kim skuqet ndërsa përmend rastësisht: “Kam një darkë me dikë”.

Por ishte komenti i saj për ndërtimin e një “dollapi të tij” që ndezi spekulimet mes fansave.

Kur nëna e saj, Kris Jenner, bëri një batutë për këtë projekt: “Me sa duket, të pëlqen shumë ai”, Kim u përgjigj me një buzëqeshje të fshehtë: “Ai do të jetë i lumtur”.

Këto deklarata vijnë vetëm disa javë pasi u raportua se Kim po takohet në heshtje me dikë që nuk është pjesë e botës së famës.

Sipas një burimi për US Weekly, Kim “ka filluar të takojë dikë të ri” dhe po e mban këtë lidhje jashtë vëmendjes së publikut.

Kim është e njohur për romancat e saj të profilit të lartë, përfshirë lidhjet me Odell, Pete Davidson dhe martesën me Kanye West. Megjithatë, raportohet se kësaj here ajo po përpiqet të bëjë diçka ndryshe.

Burimi shtoi: “Ajo ka thënë se personi i ardhshëm me të cilin do të dalë nuk do të jetë i famshëm”.

#Kisha #qëllim #të #rrija #beqare #Kim #Kardashian #në #një #lidhje #të
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button