Aktualitet

VIDEO / Arrestohet grabitësi në Kamëz, i vuri flakën një makine dhe tentoi të digjte një tjetër –

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kamza, i cili akuzohet për kryerjen e një sërë veprash penale. Sipas uniformave blu, gjatë muajit shkurt personi i arrestuar ka djegur një makinë, ka tentuar të djegë një tjetër automjet dhe ka vjedhur një monopatinë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin: I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan”, njofton policia.

32-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:

-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;

-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H;

-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të policisë dhe 1 shkop bejsbolli, që grabitësi i mbante në banesë.

#VIDEO #Arrestohet #grabitësi #në #Kamëz #vuri #flakën #një #makine #dhe #tentoi #të #digjte #një #tjetër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button