Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm me rrebeshe, dëborë në lartësitë mbi 900 metër, si do të jetë fundjava? –

Moti i paqëndrueshëm me rrebeshe afatshkurtra do të karakterizojnë këtë 14 shkurt vendin tonë. Meterologia e A2 CNN Tanja Porja tha në Dita jonë se reshjet më të mëdha do të jenë në jug të vendit, por edhe në zonat kufitare me Malin e zi. Sipas saj priten edhe reshje bore në lartësitë mbi 900 metra nga niveli i detit.

“Dita e sotme do të sjellë reshje në pjesën e dytë të ditës në skajin jugor janë prezentë. Vranësira në zonat veriore, në pjesën e dytë të ditës në të gjithë territorin. Reshjet janë kryesisht në zonat jugore dhe reshje dëbore në lartësitë 900 metra nga niveli i detit. Fuqizim i vranësirave në mesditë. Rrebeshe afatshkurta në zonat jugore dhe skajin verior si edhe në zonat kufitare me Malin e zi”.

Meteorologia e A2 CNN njoftoi gjithashtu se pavarësisht reshjeve, temperaturat janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa erë e fortë pritet në hapësirat detare dhe bregdet.

“Një tjetër rritje e vlerave termike pritet në të gjithë territorin. Erë e fortë pritet sot në hapësirat detare kryesisht në detin Jon dhe bregdet. Në mëngjes ka shënuar rritje të vlerave termike, nga minus -1 në 16 gradë në rang territori”.

Fundjava, sipas meteorologes Porja pritet të sjellë reshje të pakta dhe lokale, ndërsa java tjetër do jetë kryesisht me diell.

#Mot #paqëndrueshëm #rrebeshe #dëborë #në #lartësitë #mbi #metër #të #jetë #fundjava
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button