Sylvinho merr ofertë nga skuadra e njohur braziliane

Puna e mirë që ka bërë te Shqipëria, ka bërë që në shumë raste Sylvinho të marrë dhe oferta të ndryshme. E fundit vjen nga një klub brazilian.
Gazetari Uilson Pimentel nga RTI Esporte në Brazil bën me dije se është klubi i Botafogos që ka kontaktuar me Sylvinhon. Ka qenë vetë pronari John Textor që të martën e 11 shkurtit e ka kontaktuar trajnerin dhe kanë folur në video-telefonatë, pikërisht për të shprehur interesin e klubit brazilian.
Ende nuk ka një ofertë konkrete për Sylvinhon, por sipas medies në fjalë në “pole-position” për rolin e trajnerit të Botafogos është Roberto Mancini.
Botafogo vazhdon kërkimin për një trajner të ri që nga largimi i Artur Jorge, kampion i Copa Libertadores dhe kampionatit brazilian me ekipin nga Rio de Janeiro. Më parë Sylvinho ka qenë trajneri i Corinthians, rivalit të Botafogos.
#Sylvinho #merr #ofertë #nga #skuadra #njohur #braziliane
gazetablic.com