Më burgosët në mes të fushatës, akt i pastër politik –

Shqiptarja.com zbardh detaje të reja nga dëshmia e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në seancën e djeshme në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar.
Veliaj i është drejtuar prokurorit të dosjes, Ols Dado, duke e akuzuar se e ka burgosur për arsye politike, në një kohë kur vendi po shkon në fushatë zgjedhore dhe ai është Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.
Më burgosët në mes të fushatës dhe ky është një akt i pastër politik”, mësohet të ketë thënë Veliaj.
Më pas ai ka shtuar: “Më nxorrët me dhunë nga fushata. Por, unë jam më i lirë se ju sepse ju burgosjen e keni në kokë. Unë nga dritarja e qelisë time shikoj shkollën “Jeronim de Rada”, të cilën e kemi rindërtuar me Bashkinë e Tiranës, është një ndër mijëra veprat e mia, që kam bërë në këtë qytet. Kurse ju nga dritarja e zyrës tuaj shikoni burgun”.
Veliaj ka shprehur habinë edhe për arsyet e ndalimit të tij dhe se për këtë nuk ka pasur asnjë sqarim.
“Në 11 orë seancë, ende nuk e di pse kam arrest me burg; ende nuk e di pse jam këtu. Nuk ma keni shpjeguar”, ka thënë Veliaj.
Pas më shumë se 14 orëve në GJKKO, ku u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e ‘arrest në burg’ për Erion Veliaj, ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim me paraqitje’ për bashkëshporten e tij, Ajola Xoxa.
Lajmi ne perditesim…
#Më #burgosët #në #mes #të #fushatës #akt #pastër #politik
Java News