Sport

Solskjaer është “i dashuruar” me shqiptarët te Beshiktashi, Milot Rashica dhe Ernest Muçi nuk preken –

Pas ardhjes së Solskjaer te Beshiktashi, ka ndryshuar edhe besimi te lojtarët shqiptarë. Milot Rashica dhe Ernest Muçi janë dy të paprekshmit në projektin e ri të ekipit turk. Tani Beshiktashi ndodhet në një fazë të vështirë me sezonin e mbaruar para kohe.

E eliminuar nga Europa League dhe pa asnjë shans për të kapur dy vendet e para në Champions League, objektivi i vetëm është vendi i tretë që të dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm. Ndeshja e radhës e Beshiktashit do të jetë kundër Trabzonsporit. Sipas mediave turke, Milot Rashica dhe Ernest Muçi do ta nisin sërish nga minuta e parë. Pavarësisht se Muçi ka pasur disa paraqitje të dobëta pas ndeshjes me Atletiko Bilbao, Solskjaer vazhdon t’i besojë talentit shqiptar duke e hedhur sërish si titullar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Solskjaer #është #dashuruar #shqiptarët #Beshiktashi #Milot #Rashica #dhe #Ernest #Muçi #nuk #preken
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button