Sport

Nga i padëshiruar në librin e historisë te Atalanta, Berat Gjimshiti kalon kapitenin Glenn Stromberg është konfirmohet si legjendë –

Historia e Berat Gjimshitit tregon saktësisht sesi fati dhe puna është e lidhur së bashku për të shkuar sa më larg në jetë. Mbrojtësi shqiptar ishte me valixhe në duar dhe duke u larguar nga Atalanta para disa vitesh, si i padëshiruar, por papritur një prej mbrojtësve të ekipit të Gasperinit u dëmtua në stërvitje për një kohë të gjatë.

Pas kësaj dhe faktit se merkato ishte drejt fundit, Gasperini u detyrua që ta kthente Gjimshitin dhe të mos e largonte nga ekipi, përkohësisht. Pjesa tjetër është histori teksa pas ndeshjes së djeshme në Champions League kundër Club Brugge, Gjimshiti ka shkruar një faqe të historisë si legjendë e Atalantës. Shqiptari ka kaluar kapitenin Glenn Stromberg me 273 ndeshje, ndërsa tani Berati numëron 274 ndeshje me fanellën e Atalantës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Nga #padëshiruar #në #librin #historisë #Atalanta #Berat #Gjimshiti #kalon #kapitenin #Glenn #Stromberg #është #konfirmohet #legjendë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button