Aktualitet

Nuk e dini juve çfarë droge marr unë… –

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili i ishte drejtuar duke i thënë: “Çfarë mielli ke marrë? S’ta paskan dhënë të mirë”.

Qytetarit i cili kishte bërë dhe këtë pyetje kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar të mos bëhet qesharak dhe se “droga” e tij qysh në vogëli është arti dhe pastaj beteja politike.

“Jo mor Bashkim do i mshoj tavolinës. Nuk është tavolina është shpirti. Eee.. mos u bëni komplet qesharakë. Ça mielli ke marrë? S’të paskan dhënë të mirë? Etj, etj. Mos u bëni qesharakë. Nuk kam nevojë fare për atë unë. Është tjetër droga ime, nuk e dini juve farë çfarë drogë marr unë që i vogël, arti, pastaj beteja politike. Kjo është adrenalina e një beteje. Këto të tjerat pastaj janë muhabete që ata që ua thonë i kanë provuar vetë. Pa i mëshuar tavolinës Bashkim, kush nuk i mëshon tavolinës ikën. S’kam unë asnjë problem”, u shpreh Rama.

 

#Nuk #dini #juve #çfarë #droge #marr #unë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button