Aktualitet

Drejtori i Policisë të ndiqet penalisht! –

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka sulmuar ashpër drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, pasi sipas tij, nuk kishte kordon policie rreth GJKKO-së gjatë gjyqit ndaj Veliajt, teksa protestuesit pro-kryebashkiakut ishin mbledhur rrotull në mbështetje të tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi duke e quajtur Prodën një horr të bandave në krye të Policisë së Shtetit, tha se ai lejoi turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës që të sulmonin prokurorët e gjyqtarët në krye të detyrës.

Kujtojmë se protestuesit kanë tentuar të pengojnë dhe kanë goditur makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe furgonin e Policisë ku mendohet se ishte Veliaj, pas vendimit të GJKKO për të lënë në qeli kryebashkiakun.

Reagimi i Bardhit:

Horri i bandave në krye të Policisë së Shtetit që lejon turmën e batakçinjëve të Bashkisë së Tiranës që të pengojnë makinat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe të korruptuarit Erion Veliaj të hyjnë e dalin lirisht nga GJKKO, duke refuzuar të marrë masat për të garantuar rendin publik, duhet të shkarkohet e ndiqet menjëherë penalisht për shpërdorim detyre.

Guximi i tij për të lejuar turmën e drejtorëve batakçi të Bashkisë Tiranë për të sulmuar në ambinetet e punës gjyqtarë e prokurorë, është guxim prej krimineli që me ndërgjegjie shkel ligjin. Duhet ndëshkim, menjëherë! 

#Drejtori #Policisë #të #ndiqet #penalisht
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button