Aktualitet

Në pritje të vendimit, mbështetësit e Veliajt qëndrojnë para GJKKO –

Mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sërish para GJKKO-së në orën 20:00 ndërsa pritet vendimi i gjyqtarit Erjon Bani.

Biznesmeni Neriman Palushi është filmuar duke dalë nga GJKKO.

Ka përfunduar në orën 19:20 seanca e nisur prej orës 13:30 në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët.

Gjyqtari Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse të cilët kërkuan masa më të buta sigurie si dhe argumentet e prokurorit të SPAK, Ols Dado i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025.

#Në #pritje #të #vendimit #mbështetësit #Veliajt #qëndrojnë #para #GJKKO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button