Përkonte me orarin e namazit, ndryshon orari i ndeshjes te ekipi i Mario Mitajt, lutja është e shenjtë –

Al Ittihadi do të ketë dy ndeshje vërtet emocionuese në kampionat. Një skuadër që shihet me vëmendje nga shqiptarët për shkakun e Mario Mitajt. Në datën 15 kjo skuadër do të përballet në transfertë me Al Ëehda, ndërsa në datën 22 mars pret në shtëpi Al Hilal.
Një përballje e lehtë në letër ajo kundër Al Ëehda, por Al Ittihad do të kërkojë fitoren për të ruajtur avantazhin e dy pikëve larg në vendin e parë, pasi Al Hilali ndodhet në vendin e dytë. Dhe ndeshja pasardhëse do të jetë pikërisht kjo që mund të vendosi edhe titullin kampion, mes dy ekipeve që kanë krijuar pak diferencë nga Al Nassr e Cristiano Ronaldo që vjen në vendin e tretë.
Së fundmi është njoftuar se orari i ndeshjes mes Al Ëehda dhe Al Ittihad ka ndryshuar pasi orari i parë i vendosur binte ndesh me orarin e faljes së namazit. Lutja është e shenjtë dhe për këtë arsye ndeshja është shtyrë për një orar tjetër, pasi të falet namazi. Ndërkohë sa i përket Mario Mitajt, futbollisti shqiptar po vuan një dëmtim të lehtë, megjithatë është e konfirmuar prezenca e tij dhe gatishmëria për finalen e vërtetë, ndeshjen kundër Al Hilal. /Sport Ekspres/
#Përkonte #orarin #namazit #ndryshon #orari #ndeshjes #ekipi #Mario #Mitajt #lutja #është #shenjtë
SportExpress