Përfshihet nga zjarri një mobilieri dhe një shtëpi në Ferizaj

Një person në Komogllavë të Ferizajit ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës, raporton .
Në raportin e policisë thuhet se njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin.
Nga ky zjarrë nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.
“INCIDENT ZJARRI Fsh. Komogllavë, Ferizaj 11.02.2025 – 21:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga zjarri është përfshirë mobilieria e tyre dhe një shtëpi e cila është në afërsi të fabrikës. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
#Përfshihet #nga #zjarri #një #mobilieri #dhe #një #shtëpi #në #Ferizaj
gazetablic.com