Aktualitet

Thierry Henry nuk heziton: Po të isha trajner do zgjidhja Mbappen para Haaland

Thierry Henry ka emëruar se cilin do të preferonte po të ishte trajner mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Henry tha se do të preferonte të luante me Mbappen, sepse i jep më shumë mundësi në sulm, shkruan Sport.

“Kylian Mbappe për mua ka më shumë një pasim… ky është një djalë që po përpiqet të luajë si sulmuues 9’sh për një vit e gjysmë,” tha Henry në CBS.

“Për një trajner, ai mund të luajë në të djathtë, ai mund të luajë në të majtë dhe ai mund të luajë në mes. A mund të luajë Haaland ndonjë pozicion tjetër përveç në qendër?”, shtoi Henry.

Kujtojmë se dje Real Madridi fitoi ndaj Manchester Cityt me rezultatin 2-3 në ndeshjen e Champions League.

/ Sport



#Thierry #Henry #nuk #heziton #të #isha #trajner #zgjidhja #Mbappen #para #Haaland
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button