Sulmohet seksualisht një e mitur në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer sulm seksual ndaj një vajze të mitur me të cilën ishin në lidhje dashurie, raporton .
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL – Shtime 11.02.2025 – 01:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer rastin ndaj viktimës femër kosovare (e mitur) me të cilën ishin në lidhje dashurie. Në konsultim me prokurorin, për shkak se viktima është e mitur është iniciuar rasti dhe i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
#Sulmohet #seksualisht #një #mitur #në #Shtime
gazetablic.com