Drejtoresha e spitalit të Dibrës godet shefin e financave, përfundon në Polici –

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të martën në Dibër, ku drejtoresha e spitalit të këtij qyteti ka përfunduar në Polici pasi ka dhunuar një nëpunësin e saj.
Shtetasi Sh.U. i cili shërbente në këtë institucion si shef i financave pretendon se pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
#Drejtoresha #spitalit #të #Dibrës #godet #shefin #financave #përfundon #në #Polici
Java News