Aktualitet

“Diaspora”/ Komisioni i Ligjeve miraton paketën e PS për Kodin Zgjedhor, socialistët kundër propozimit për votimin me ID të huaj

Paketa e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e propozuar nga PS që lehtëson votën e diasporës është miratuar në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Nisma parashikon afrimin e afateve të regjistrimit të partive, koalicioneve zgjedhore dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, mbulimin e të gjitha shpenzimeve postare për votën e diasporës, si dhe numërimin e votës së diasporës nga KQZ dhe përfaqësues të partive.

Ndërkohë që mazhoranca refuzoi të votojë nismën e demokratëve, sipas të cilës të drejtën për regjistrim në Platformën e KQZ ta kenë edhe ata shqiparë në diasporë, duke përdorur një mjet identifikimi të një shteti tjetër.

Megjithatë, socialisti Damian Gjiknuri la të hapur mundësinë për realizimin e kërkesës së opozitës.

Mbledhja e komisionit të Ligjeve i parapriu diskutimeve dhe votimit në seancën plenare të së enjtes, ku do të qartësohet nëse ndryshimet në Kod do të votohen apo jo, marrë parasysh se për rishikimin e ligjit elektoral nevojiten të paktën 84 vota deputetësh.

#Diaspora #Komisioni #Ligjeve #miraton #paketën #për #Kodin #Zgjedhor #socialistët #kundër #propozimit #për #votimin #të #huaj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button