Aktualitet

Arrestimi i Veliajt me kujton vitin 1945, është në tejkalim të kodit të procedurës penale
 –

Analisti Lorenc Vangjeli në SYRI TV deklaroi se vendimi i sotëm i SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj është në tejkalim të kodit të procedurës penale.


“Në një kohë kur ka kaq shumë kundërthënie, ku shqiptarët ndahen përgjysmë, mua kjo gjë më kujton jo më shumë se vitin 45’, vetëm me ndryshimin se tani ka pluralizëm. Ajo që nuk u besua, sot ndodhi në mënyrë konkrete. Pavarësisht akuzave që ishin të shumta, në fund të saj ishte sqarimi që çdo njeri presupozohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë të Gjykatës. Arrestimi i Veliajt, ashtu si arrestimet i ish-Presidentit Meta dhe i Berishës, apo masa për Arben Ahmetajn, janë në tejkalim të kodit të procedurës penale. Çfarë ka ndodhur sot? Një prokuror i SPAK me vendimin e një gjykatësi, kanë grisur një kontratë politike të Erion Veliajt për të shërbyer për Tiranën. Nuk mund të largohet nga vendimi i dy njerëzve të vetëm”, deklaroi Vangjeli.

#Arrestimi #Veliajt #kujton #vitin #është #në #tejkalim #të #kodit #të #procedurës #penale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button