Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasja Hatie Topi, e cila teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë, është përplasur nga një automjet tip “Audi”.

Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

#EMRI #Aksident #rëndë #në #Lushnjë #makina #përplas #për #vdekje #këmbësoren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button