Aktualitet
Priten tensione në protestën te Kryeministria? Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkon në zyrë

Protesta e opozitës është lajmëruar të mblidhet në orën 17:00 dhe pak minuta ndajnë nga ky moment.
Teksa Policia e Shtetit ka marrë masat për ruajtjen e institucioneve dhe mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pa teksa kalonte rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe shkonte për në zyrën e tij.
I shoqëruar edhe nga truprojat, i veshur civil dhe jo me kostum zyrtar, rreth orës 16:40 ai u pa teksa përshëndetej me efektivët në detyrë para dikasterit, pak çaste para se të hynte në derën kryesore.
#Priten #tensione #në #protestën #Kryeministria #Ministri #Brendshëm #Ervin #Hoxha #shkon #në #zyrë
Java News