Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, ambulanca përplaset me automjetin, lëndohet e sëmura

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në bulevardin “18” shtatori” në Gjirokastër.

Një ambulancë është përplasur me një makinë. Për pasojë, është lënduar pacientja që ishte në autoambulancë.

“Rreth orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, automjeti (autoambulancë) me drejtues shtetasin R. T., ka goditur automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë është dëmtuar pacientia që ndodhej në autoambulancë shtetasja V. K., e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

#Aksident #në #Gjirokastër #ambulanca #përplaset #automjetin #lëndohet #sëmura
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button