Aktualitet

Arrestimi i Edison Pulës, gazetari: Ja pse nuk ka gjasa të bashkëpunojë me drejtësinë

Gazetari Sokol Bregu analizoi profilin e Edison Pulës, anëtar i bandës së Niklës, i arrestuar një ditë më parë. Bregu tha se Pula konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm, pasi është ushtar i bindur i drejtuesve të grupit të Niklës. Kjo sipas Bregut e bën atë një njeri që nuk ka gjasa të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Personi në fjalë është i rrezikshëm sepse është shërbëtori i një organizate të krimit të organizuar. Ai bën shërbime që mezi gjenden. Goditja e tij është një sinjal pozitiv për ta shkatërruar njëherë e mirë grupimin e Niklës. Që pas daljes së dosjes Metamorfoza nga SPAK, po bëhet një vit që në Fushë-Krujë nuk është kryer ndonjë krim. Madje në gjithë atë aks nuk po shohim një krim të rëndë. Kjo vjen si rezultat i goditjeve ndaj këtij grupi.

Personi hyn te njerëzit më të rrezikshëm, nuk mendoj se do të bëhet i penduar edhe nëse ekstradohet. Është njeriu që bashkë me Stafukën ka vjedhur automjetin për të vrarë kryekomisar Dritan Lamajn. Nuk u zbardh asnjëherë roli i tij. Nuk besoj se mund të zbardhet. Është tipike e këtij grupi. Nuk tregojnë kurrë, pranojnë të vriten nga kundërshtari. Është i egër, njihet për egërsinë e tij dhe është jashtëzakonisht i bindur për t’u kryer shërbimet shefave të tij”- tha Bregu.

#Arrestimi #Edison #Pulës #gazetari #pse #nuk #gjasa #të #bashkëpunojë #drejtësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button