Aktualitet

Nga Palestina, Bangladeshi dhe Mongolia, kërkesat e pazakonta të Diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

Mbi 153 mijë kërkesa kanë bërë personat që jetojnë jashtë Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe thuajse të gjitha kërkesat janë shqyrtuar.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nga 125,477 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 97,264 prej tyre u është miratuar kërkesa, ndërsa 27,892 u është refuzuar.

Siç mund të ishte e imagjinueshme, numri më i madh i kërkesave ka ardhur nga Italia, plot 58,332, ose 38.0% e totalit. Më pas vjen Greqia me 41,570 kërkesa, ose 27.1%, ndjekur nga Gjermania me 18,205 kërkesa, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me 10,937 dhe Mbretëria e Bashkuar me 9,340 kërkesa.

Nga Palestina, Bangladeshi dhe Mongolia, kërkesat e pazakonta të

Nga Palestina, Bangladeshi dhe Mongolia, kërkesat e pazakonta të

Kërkesa për të votuar në zgjedhje kanë ardhur edhe nga shtete të pazakonta, si Mongolia, Ishulli Reunion, Ishujt Kuk, apo nga Territori i Pushtuar Palestinez, ku me sa duket, edhe pse lufta ka shkaktuar një krizë humanitare, një shqiptar që jeton aty dëshiron të votojë.

#Nga #Palestina #Bangladeshi #dhe #Mongolia #kërkesat #pazakonta #të #Diasporës #për #të #votuar #në #zgjedhjet #majit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button