Aktualitet

Eno Birko tentoi vetëvrasjen, flet e motra e balerinit: Zoti e la gjallë tim vëlla që ëndrra të vazhdojë

E ftuar tek “Miqtë e Pasdites” në RTSH, Edlira Birko bëri shumë rrëfime për jetën e saj personale e atë profesionale, e në një moment, u ndal edhe situata e vështirë nëpër të cilën kaloi vëllai i saj, balerini i mirënjohur Eno Birko.

Edlira rrëfeu sesi Eno ka konkuruar me sukses në Teatrin e famshëm rus “Balshoi”, një ndër institucionet më prestigjoze të operas dhe baletit në botë.

“Fitoi të drejtën të studionte atëherë në Rusi, por duke qenë se kjo vinte me një kosto të lartë financiare, ndaj nuk arriti ta ndiqte, dhe më pas, vajti dhe bëri tre vite studime në Azerbajxhan. Kanë qenë vite të bukura, ne kemi pasur një marrëdhënie të vecantë; unë kam qenë pas cdo shfaqjeje apo numri që ai realizonte, qoftë te kostumografia, qoftë për ta mbështetur prapa kuintave. Domethënë, jemi ndërtuar emocionalisht së bashku”, u shpreh gazetarja e njohur.

“Ai dhe ne po kalojmë një moment shumë të vështirë prej dy muajsh..me atë aksident të rëndë të ndodhur, ne së bashku lamë një rrugë në mes me tim vëlla. Ishim duke punuar për të realizuar dicka me rastin e 90 vjetorit të lindjes së babait tonë..ndonjëherë themi që ëndrrat na u thyen në mes, por unë besoj që Zoti e la gjallë tim vëlla që ëndrra të vazhdojë”, u shpreh ajo mes emocionesh.

Në fillim të dhjetorit, balerini i njohur tentoi vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet. Birko ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.

#Eno #Birko #tentoi #vetëvrasjen #flet #motra #balerinit #Zoti #gjallë #tim #vëlla #që #ëndrra #të #vazhdojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button