Mulaj falënderon qytetarët për përkrahjen: Mbështetja juaj është zëri i ndryshimit, forca që na frymëzon

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, raporton Gazeta Blic.
“Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Me zemër plot mirënjohje, ju falënderoj secilin prej jush, kudo në Kosovë, që me kurajë dhe përkushtim keni mbështetur Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vizionin e Lumir Abdixhikut për Kryeministër. Mbështetja juaj është zëri i ndryshimit, forca që na frymëzon dhe përgjegjësia që na nxit të punojmë për një Kosovë demokratike dhe Euro-atlantike.
Jemi në prag të një vendimi historik. Edhe këto pesë ditë që na ndajnë nga 9 shkurti, ju ftoj me gjithë shpirt të bëjmë gjithçka për të përkrahur fuqinë e ndryshimit, për të mbrojtur dhe fuqizuar trashëgiminë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Ashtu si deri më sot, edhe pas 9 shkurtit, me tërë qenien time do të punoj për ju, për Kosovën, për të ardhmen që e meritoni – me dinjitet, me përkushtim dhe me përgjegjësi në Kuvendin e Kosovës.
Pa besim s’ka ndryshim!
Me respekt e mirënjohje,
#Mulaj #falënderon #qytetarët #për #përkrahjen #Mbështetja #juaj #është #zëri #ndryshimit #forca #që #frymëzon
gazetablic.com