Aktualitet

Zelensky: I gatshëm për negociata të drejtpërdrejta me Putinin

Tre vjet pas pushtimit rus, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se është gati për negociatat e drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, nëse kjo mbetej alternativa e vetme.

“Nëse kjo është e vetmja mundësi për të sjellë paqe për qytetarët e Ukrainës dhe për të mos humbur jetë, ne patjetër do të zgjedhim këtë opsion”, tha presidenti ukrainas në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit britanik, Piers Morgan, në një intervistë të postuar në YouTube.

Udhëheqësi ukrainas shtoi më pas se do të pranonte një “takim me katër pjesëmarrës”, pa specifikuar se cilët do të ishin ata, megjithëse ditët e fundit kishte ngritur mundësinë e negociatave me Rusinë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Zelensky deri më tani e ka hedhur poshtë gjithmonë idenë e negociatave, veçanërisht me Moskën, e cila synon të vendosë kushtet e veta.



#Zelensky #gatshëm #për #negociata #të #drejtpërdrejta #Putinin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button