Aktualitet
Sot varroset epidemiologu Isuf Dedushaj

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, epidemiologut Isuf Dedushaj.
Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 14:30 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri (ish-Dragodan).
Ndërkaq, fillimisht po sot me fillim nga ora 09:00 do të organizohen homazhe për të ndjerin në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Dje, u mbajt një akademi përkujtimore ku nga të pranishmit u vlerësua lart angazhimi i Dedushajt në avancimin e shëndetësisë në Kosovë.
Isuf Dedushaj, vdiq të shtunën më 1 shkurt në moshën 73 vjeçare.
#Sot #varroset #epidemiologu #Isuf #Dedushaj
gazetablic.com