Aktualitet

Akuzohet se mori para për 7 ndërhyrje në zemër, GJKKO i rikthen SPAK-ut dosjen e mjekut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ka dhënë dy muaj shtesë Prokurorisë së Posaçme për të përfunduar hetimet ndaj mjekut Edvin Prifti.

Gjyqtarja e çështjes, Elsa Ulliri, gjatë seancës së mbajtur këtë të martë kërkoi që prokurori Sotir Kllapi të ribëjë aktin e ekspertimit financiar, ndërkohë që seanca tjetër u caktua për datën 7 prill.

Në muajin shkurt 2024, SPAK mbylli hetimet dhe paraqiti kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim ndaj Edvin Priftit, ndaj të cilit janë ngritur katër akuza: “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhje e kryer duke shfrytëzuar detyrën”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash”.

Prokurorisë së Posaçme iu deshën katër vjet hetime për të përfunduar dosjen për ish-shefin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas organit akuzues, Prifti ka marrë para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT-së, ndërsa iu sekuestruan disa shuma parash, të cilat iu gjetën cash në zyrë dhe në banesë.

#Akuzohet #mori #para #për #ndërhyrje #në #zemër #GJKKO #rikthen #SPAKut #dosjen #mjekut #Edvin #Prifti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button