Aktualitet

Bedri Hamza rithekson: Pensionet bazike do të rriten për 70%

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që ta votojnë sepse siç thotë ai, e kanë ekipin dhe programin më të mirë.

Hamza përmes një postimi premton rritje të pensioneve për 70%, rritje të pagave për 50% dhe ofrimin e granteve deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset.

Ai po ashtu premton se tatimet do t’i ulin dhe do t’i sigurojnë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët.

“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset. Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:



#Bedri #Hamza #rithekson #Pensionet #bazike #të #rriten #për
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button