Dukej lëndim i dhimbshëm, ai është një lojtar fantastik –

Elseid Hysaj la përpara kohe fushën e lojës mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar po shfaqte një nivel mjaft të mirë loje kundër Kaljarit, por një dëmtim bëri që të dilte përtej vijave kufizuese. Zëvendëstrajneri i Lacios ka deklaruar pas ndeshjes se lëndimi i Hysajt dukej tepër serioz, megjithëse ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për shkallën e tij.
“Ishte e dhimbshme. Shpresojmë që dëmtimi të mos jetë shumë i keq. Ai është një lojtar fantastik. Ne e vlerësojmë shumë atë (Hysajn). Lëndimi dukej mjaftueshëm i rëndësishëm. Do të kryejë të gjitha vizitat e duhura. Shpresojmë të mos mungojë shumë gjatë. Jemi një skuadër që shpenzojmë shumë në stërvitje, edhe atë që luajnë pak, janë të gjithë të përfshirë”, ka deklaruar Fabricio Del Roso./Sport Ekspres/
#Dukej #lëndim #dhimbshëm #është #një #lojtar #fantastik
SportExpress