Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Paga e ushtarakëve do të rritet me 23%

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur të dielën se paga e ushtarakëve do të rritet me 23% krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në katër vitet e fundit rritja totale ka arritur nivelin mbi 70%, duke e cilësuar këtë një investim në siguri dhe vlerësim për sakrificën e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Forcat e Armatosura Shqiptare, më të mirë paguara dhe më të mirë trajnuara. Nga 1 janari 2025, paga e ushtarakëve rritet me 23% krahasuar me një vit më pare. Në 4 vitet e fundit, rritja totale ka arritur mbi 70%. Investim në siguri, vlerësim për sakrificën”, shkruan Vengu.

#Ministri #Mbrojtjes #Vengu #Paga #ushtarakëve #të #rritet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button