Aktualitet

Ahmeti: Që nga fillimi jam i angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, asnjëherë dhe asnjë moment se kam menduar largimin nga vendi!

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili në këto zgjedhje kandidon për deputet të Kuvendit të Kosovës me numrin 7 ka tash e 3 dekada  i angazhuar në fushën politike.

Ai për dokumentarin “Expose” na flet për fillimet e këtij angazhimi në Lidhjen Demokratike, subjekt politik të cilën edhe vazhdon të kontribuojë edhe sot.

Ahmeti tha se angazhimi i tij dhe i pjesës më të madhe të popullatës erdhi pas tendecave të Serbisë për të aneksuar në terësi territorin e Kosovës.

“Natyrisht duke e parë një situatë jo të mirë të popullatës tonë në atë periudhë, dhe tendencën e Serbisë për të aneksuar në tërësi këtë territor duke suprimuar autonominë e asaj periudhe…. ishte një Lëvizje Studentore dhe lëvizje gjithpopullore që kishte marrë një orientim anti-sistemit jugosllav të asaj periudhe. Natyrisht me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës pastaj edhe të subjekteve të tjera që ishin shumë më të vogla, mbi 99% e popullatës shqiptare ishin të angazhuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të vogla të tjera të cilat natyrisht përpiqeshin për të internacionalizuar çështjen e shqiptarëve në Kosovë dhe për të ndërtu gradualisht një sistem i cili do të shkonte drejt pavarësimit dhe shtetëzimit të Kosovës. Ishte një periudhë jo e lehtë sepse natyrisht ishim nën okupimin klasik dhe ne vepronim në terren. Unë nga 91-shi pastaj kam marrë edhe rolin e Sekretarit të Këshillit të Financave që kishte rol për financimin e procesit mësimor, rol për financimin e procesit shëndetësor që e mbanim përmes “Nënë Terezës” në territorin e komunës tonë. Pastaj ishte edhe Këshilli i Solidaritetit që natyrisht kishte një angazhim të madh për familjet që ishin në nevojë në atë periudhë. Gjithë kjo periudhë ka patur një varg të aktiviteteve që kishin një mbështetje të madhe solidare tek publiku dhe që e mbajtën gjallë sistemin e asaj periudhe të vetësishëm të shqiptarëve në Kosovë.Pavarësisht situatës së vështirë, Ahmeti na tha, se asnjëherë dhe për asnjë moment nuk e ka menduar largimin nga Kosova” tha Ahmeti për dokumentarin “Expose”.

Pavarësisht situatës së vështirë, Ahmeti na tha, se asnjëherë dhe për asnjë moment nuk e ka menduar largimin nga Kosova.

Ai tha se kjo vjen për faktin se rrjedh nga një familje e cila ka qenë gjithmonë e interesuar për çështjet kombëtare.

“Jo asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga Kosova. Ndoshta është çështje edhe e traditës familjare….. gjyshi im ka qenë i dënuar si pjestarë i Kongresit të Blinajës, i dënuar mne gjashtë vite burg, pas gjyshit edhe babai ka qenë i dënuar dhe është një prej aktivistëve duke filluar nga greva e minatorëve, dhe protestave të ndryshme për arsimin shqip të periudhës së viteve të 90-ta. Natyrisht duke rrjedh nga një familje që gjithmonë ka patur interesim për çështjet kombëtare edhe unë skam mundur të jem indiferent dhe të shikoj nga ana se si po zhvillohet e gjithë situata në vendin tonë dhe kam hyrë në këtë aktivitet” tha Ahmeti për dokumentarin “Expose”.

Ahmeti na tregon se gjatë këtij angazhimi të gjatë në politikë ka patur edhe raste kur është atakuar padrejtësisht ai dhe familja e tij.

“Mund të ketë raste të shumta, ka raste që janë tërësisht të padrejta sidomos ato që për punë të shtetit dhe komunës, fillojnë me ataku familjen, shoqen, fëmijët e mi, është terësisht e padrejtë. Kemi patur edhe raste të kërcënimeve edhe raste që janë parqit pastaj tek organet e rendit për t’u marrë me to” deklaroi Ahmeti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.

 

/Gazeta Blic/



#Ahmeti #Që #nga #fillimi #jam #angazhuar #në #Lidhjen #Demokratike #të #Kosovës #asnjëherë #dhe #asnjë #moment #kam #menduar #largimin #nga #vendi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button