Tragjedia në Jabllanicë, Ramosaj: Në këto momente të rënda për familjet e fëmijëve, ndajmë dhembjen me ta

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre fëmijëve që humbën jetën mbrëmë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.
“Në këto momente të rënda për familjet e fëmijëve, ndajmë dhembjen me ta . Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
I prekur thellë me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Në këto momente të rënda për familjet e fëmijëve, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!
BR
#Tragjedia #në #Jabllanicë #Ramosaj #Në #këto #momente #të #rënda #për #familjet #fëmijëve #ndajmë #dhembjen
gazetablic.com