Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, dy persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit, policia ndërhyn në kohë dhe i arreston

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë.
Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë vënë re praninë e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë.
Menjëherë pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur kapjen e dy personave të dyshuar pranë një stacioni autobusash. Sipas burimeve, ata po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti të rëndë.
#Akt #vandalizmi #në #kishën #Ksamilit #persona #dëmtojnë #ikonat #dhe #objektet #kultit #policia #ndërhyn #në #kohë #dhe #arreston
Java News