Këlliçi: ‘Non grata’ e Berishës do të hiqet pa diskutim, presim lajme të mira nga Partia Republikane

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar, në studion e News 24, i cili përveç protestës së opozitës me 8 shkurt ka diskutuar edhe për heqjen e non-gratës së kreut të PD, Sali Berishës.
Ai theksoi se Partia Demokratike aktualisht po pret lajme shumë të mira nga Partia Republikane në SHBA, ndërsa theksoi se administrata e re do të heqë ‘non-gratën’ e kreut të PD “pa diskutim”.
Këlliçi shtoi se opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Ne aktualisht po presim shumë lajme të mira nga Partia Republikane në SHBA për heqjen e non-gratës së kreut të PD.
Opozita do të jetë më e fortë, dhe së bashku me qytetarët do fitojmë bindshëm në zgjedhjet parlamentare në 11 maj” përfundoi ai.
#Këlliçi #grata #Berishës #të #hiqet #diskutim #presim #lajme #të #mira #nga #Partia #Republikane
Java News