“Smart City”, Rama: Çdo ankesë dhe shkelje do konfirmohet në kohë reale! Survejimi me kamera, transformim epokal

Teksa u shpreh i kënaqur me shifrat që kanë rezultuar nga anketimi i fundit për besimin te Policia e Shtetit, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek projekti “Smart City”. Sipas tij, të gjitha ankesat e qytetarëve dhe çdo shkelje, do konfirmohen në kohë reale në 20 qytete të vendit.
“Duhet analizuar se të çfarë natyre janë ankesat e qytetarëve që lidhen me Policinë Rrugore, me aksidentet rrugore, me shkelje të natyrës së qarkullimit rrugor. Por nga ana tjetër, ne do e ndihmojmë Policinë me një instrument të ri dhe do kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë dixhitale, i pasuruar edhe me IA që i jep në kohë reale Policisë së Shtetit, përmes sallave të monitorimit, që do fillojë në 20 qytete. Së shpejti nis edhe investimi që i njëjti sistem të futet në rrugët kombëtare, dhe ku çdo ankesë të jetë e verifikueshme në kohë reale. Verifikon me personin, emrin, mbiemrin dhe gjithë kartelën e tij në aspektin e precedentëve penalë”, deklaroi Rama.
U ndal edhe tek Akademia e Sigurisë, për të cilën tha se nevojitet punë që të jetë e nivelit europian.
#Smart #City #Rama #Çdo #ankesë #dhe #shkelje #konfirmohet #në #kohë #reale #Survejimi #kamera #transformim #epokal
Java News